Lajme

Zelensky: Rusët duhet të ikin nëse duan të mbijetojnë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij të përditshëm mbrëmë, ka thënë se ushtria ruse duhet të largohet nëse duan të mbijetojnë.

Zelensky kishte thënë se kufiri midis dy vendeve nuk ka ndryshuar.

Po ashtu, shtoi se “pushtuesit e dinë mirë” dhe Ukraina do t’i dëbojë ata nga vendi, raporton BBC.

“Ukraina po e kthen të sajën. Dhe do të kthejë rajonin e Kharkiv, rajonin Luhansk, rajonin e Donetsk, rajonin Zaporizhzhia, rajonin Kherson, Krimenë, patjetër të gjithë zonën tonë ujore të Detit të Zi dhe Detit Azov – nga ishulli Zmiinyi në ngushticën Kerç.”, ishte shprehur presidenti ukrainas.

Ai tha se lufta filloi në vitin 2014 me pushtimin e Krimesë nga Rusia dhe përpjekjen për të kapur Donbasin dhe “duhet të përfundojë pikërisht atje”, me ato zona të çliruara./Shqip.com