Lajme

Zelensky: Një qytet kyç në rajon është rimarrë nga forcat ukrainase dhe se ofensivat ruse në të gjithë vendin po zmbrapsen

Zyrtarët ukrainas thonë se ushtria ka bërë përparime të mëdha në një kundërofensivë në rajonin verilindor të Kharkiv.

Presidenti Volodymyr Zelensky pohoi se një qytet kyç në rajon është rimarrë nga forcat ukrainase dhe se ofensivat ruse në të gjithë vendin po zmbrapsen, raporton BBC.

Zelensky postoi një video në llogaritë e tij të mediave sociale me ushtarë ukrainas që qëndrojnë mbi një ndërtesë në qytetin kyç të Kharkiv , Balakliia , i cili ishte nën pushtimin rus për gjashtë muaj, së bashku me flamurin ukrainas.

“Urdhëri është përmbushur. Trupat pushtuese ruse janë tërhequr,” thotë një nga ushtarët në video.

Një video e postuar në faqen e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Facebook të enjten më 8 shtator, pretendon se ushtarët e tij kanë rimarrë qytetin kyç të Kharkiv, Balakliia.

Blogerët dhe analistët ushtarakë rusë kanë thënë se shtytja e forcave ukrainase drejt Kupyansk synon të ndërpresë linjat e furnizimit në qytetin strategjik të Izium në jug.

Ndërkohë, disa trupa ruse në rajonin e Kharkiv kanë dezertuar dhe kanë braktisur uniformat e tyre për shkak të “humbjeve të konsiderueshme” të Rusisë, tha Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, duke shtuar se ushtarët shpresojnë të përzihen duke veshur rroba civile./Shqip.com