Lajme Botë

Zelensky në një vizitë të papritur në Mbretërinë e Bashkuar

Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky
Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky po viziton Britaninë e Madhe për të takuar kryeministrin Rishi Sunak.

Në një postim në Twitter, ai tha se do të takonte “mikun” e tij Z. Sunak për të zhvilluar “negociatat thelbësore”.

Mbretëria e Bashkuar njoftoi të enjten se do të furnizonte Ukrainën me raketa me rreze të gjatë për të luftuar pushtimin rus.

Zelensky ka takuar liderët perëndimorë ditët e fundit duke kërkuar të forcojë mbështetjen për Ukrainën.

“Mbretëria e Bashkuar është një lider kur bëhet fjalë për zgjerimin e aftësive tona në tokë dhe në ajër. Ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe sot,” tha ai në Twitter.

Pritet që takimi mes dy liderëve të mos zgjasë më shumë se dy orë.

Udhëtimi i Zelensky në Mbretërinë e Bashkuar do të jetë ndalesa e katërt në një turne evropian që përfshin takime në Paris, Berlin dhe Romë.

Në shkurt, ai vizitoi Londrën për herë të parë që nga fillimi i luftës, gjatë së cilës ai mori pjesë në një audiencë me Mbretin dhe iu drejtua Parlamentit.

/Shqip.com