Lajme

Zelensky: Liria vjen me një çmim të lartë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky

Me rastin e Krishtlindjeve, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka një mesazh për popullin.

Zelensky iu kërkoi ukrainasve që të kenë durim dhe besim në kohën kur Khersoni u godit nga valët e raketave ruse.

Janë bërë dhjetë muaj që nga fillimi i luftës atje.  Ndërsa, Zelensky tha se liria vjen me një çmim të lartë, raporton CNN.

Kërkesa e presidentit ukrainas ishte që t’i bëhet ballë një dimri të zymtë e që po shoqërohet me mungesën e energjisë, të dashurve të tyre dhe praninë e kërcënimeve nga sulmet ruse.

“Ne mund ta ndjejmë ndryshe frymën tradicionale të Krishtlindjeve. Darka në tryezën e familjes nuk mund të jetë e shijshme dhe e ngrohtë. Mund të ketë karrige bosh rreth saj. Dhe shtëpitë dhe rrugët tona nuk mund të jenë aq të ndritshme. Dhe kambanat e Krishtlindjeve mund të bien jo aq fort dhe në mënyrë frymëzuese. Nëpërmjet sirenave të sulmit ajror, ose edhe më keq – të shtënave dhe shpërthimeve”, ishte mesazhi i Zelenskyt.

I pari i Ukrainës tha se ata nuk do të presin për mrekulli, por ata do të krijojnë atë vetë.

“Do t’i festojmë festat tona! Si gjithmonë. Do të buzëqeshim dhe do të jemi të lumtur. Si gjithmonë. Ndryshimi është një. Ne nuk do të presim për një mrekulli. Në fund të fundit, ne e krijojmë atë vetë”.

Para mesazhit të Krishtlindjeve, Khersoni shënoi sot dhjetë të vdekur nga sulmet e Rusisë.

/Shqip.com