Lajme

Zelensky: Kjo është se si duket çmenduria

Tashmë qyteti i Bakhmut-it që u aneksua nga Rusia është shndërruar në një qytet fantazmë, ku nuk jeton më askush.

“Gjithçka është shkatërruar plotësisht, nuk ka mbetur pothuajse asnjë jetë. E gjithë toka pranë Soledar është e mbuluar me kufomat e pushtuesve dhe plagët nga goditjet. Kjo është se si duket çmenduria”, ka deklaruar presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ditën e sotme në lidhje me Bakhmutin.

Guvernatori i rajonit të Donetskut, Pavlo Kyrylenko, vlerësoi më shumë se dy muaj më parë se 90% e popullsisë së Bakhmutit prej mbi 70,000 banorësh të paraluftës ishin arratisur që kur Moska u përqendrua në pushtimin e të gjithë Donbasit.

Ndërsa zëvendësministrja e Mbrojtjes Hanna Malyar është shprehur se Rusia ka hedhur “një numër të madh grupesh stuhish” në betejë.

“Armiku po përparon fjalë për fjalë mbi trupat e ushtarëve të vet dhe po përdor pasivisht artileri, raketahedhës dhe mortaja, duke goditur trupat e tyre”, tha ajo, raporton euronews.

Trupat ruse kanë avancuar ditët e fundit në qytetin Soledar dhe “ka të ngjarë të kenë kontrollin e pjesës më të madhe të vendbanimit”, ka shkruar Ministria e Mbrojtjes e Britanisë ditën e sotme.

/Shqip.com