Lajme

Zelensky kërkon që Rusia të përjashtohet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë

Presidenti i Ukrainës, Vlodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kërkuar që Rusia të përjashtohet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë, lidhur me ndikimin që lufta në Ukrainë ka pasur në krizën e ushqimore.

Sipas CNN, thirrja ka të ngjarë të jetë kryesisht simbolike.

193 vendet anëtare të OKB-së janë gjithashtu anëtarë të FAO-s.

Gjatë një fjalimi enjten në Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, Zelensky tha se nuk mund të bëhet fjalë për vazhdimin e anëtarësimit të Rusisë në Organizatën e Ushqimit dhe Bujqësisë në kuadër të Kombeve të Bashkuara.

Zelensky tha se çfarë kërkon Rusia në këtë organizatë kur po punon që të vdesin më shumë se një miliard njerëz.

“Çfarë duhet të bëjë Rusia atje nëse po punon për të vdekur urie të paktën katërqind milionë ose më shumë se një miliard njerëz”, tha ai.

Lufta në Ukrainë mund të rrisë krizën ushqimore në të gjithë botën./Shqip.com