Lajme

Zelensky flet nesër në Kuvendin e Shqipërisë, nisin përgatitjet

Kuvendi i Shqipërisë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky nesër do t’i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë.

Ai do të drejtohet më një mesazh në seancën plenare që do të fillojë nga ora 11:00.

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka firmosur urdhrin për mbledhjen e seancës së posaçme.

Sipas urdhrit të Nikollës, Sekretari i Përgjithshëm ngarkohet për marrjen e masave për realizimin e infrastrukturës së nevojshme për realizimin e lidhjes direkte me presidentin e Ukrainës.

Ndryshe që nga fillimi i luftës, presidenti i Ukrainës i është drejtuar disa parlamenteve në botë, ku ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen, ndërsa ka kërkuar vazhdimisht ndihmë./SHQIP.com