Lajme Botë

Zelensky e ka hapur një votim në Twitter, shkak bëhen deklaratat e Elon Musk

Presidenti i Ukrainës, Zelensky ka reaguar përmes llogarisë së tij në Twitter ndaj deklarimeve të Elon Musk, i cili kishte shkruar se është e drejtë që banorët e Luhanskut dhe Donetskut të zgjedhin përmes referendumit të ardhmen e tyre.  

Zelensky në Twitter, në formën e pyetjes, ka shkruar se cilin Elon Musk e pëlqeni më shumë, atë që e mbështet Ukrainën apo atë që është në përkrahje të Rusisë.

Postimi i tij u bë viral dhe që nga dita e djeshme kanë votuar më shumë se 2 milionë njerëz që kanë llogari në Twitter.

Votimi ende është duke vazhduar, ku kanë mbetur edhe 8 orë deri në mbylljen e tij./Shqip.com