Lajme

Zelensky e cilëson sulmin vdekjeprurës në ndërtesën e apartamenteve në Dnipro si krim lufte

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të hënën e quajti sulmin rus në një ndërtesë apartamentesh në Dnipro një “krim lufte” dhe u zotua se do t’i sjellë autorët e tij para drejtësisë.

“Nuk ka dyshim, të gjithë ata që janë fajtorë për këtë krim lufte do të identifikohen dhe do të sillen para drejtësisë”, tha Zelensky në fjalimin e tij të mbrëmjes.

Të paktën 40 persona kanë vdekur dhe 25 mbeten të zhdukur pas sulmit.Po ashtu u raportuar edhe për 46 persona të zhdukur.

Apartamentet u ndanë në gjysmë kur raketa depërtoi deri në bodrum, raporton CNN.

/Shqip.com