Lajme

Zelensky bën thirrje për më shumë sisteme Patriot

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u kërkon liderëve botërorë që të ofrojnë më shumë sisteme Patriot derisa avionët luftarakë të dorëzohen në Ukrainë.

“Nëse do të kishte ndonjë sistem tjetër që do të ishte në gjendje të mbronte nga çdo lloj i së keqes moderne ruse – ne do të flisnim për to”, tha Zelensky.

Presidenti ukrainas, i cili është në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Moldavi, tha se ka dëgjuar “mbështetje të fuqishme” nga aleatët për ofrimin e avionëve luftarakë në Ukrainë, si dhe trajnimin e pilotëve ukrainas.

Por ndërkohë, Zelensky bëri thirrje për një “koalicion patriotik” dhe më shumë sisteme mbrojtëse.

“Ne kemi një sërë sistemesh të ndryshme dhe u jam mirënjohës të gjithë partnerëve, por Patriotët janë Patriotë”, tha ai raporton CNN.

Në maj, një nga dy sistemet Patriot në Ukrainë pësoi dëmtime të vogla, sipas zyrtarëve të Shteteve të Bashkuara, gjatë një sulmi me raketa ruse në Kiev.

/Shqip.com