Ekonomi

Zeka: Të gjithë duhet fokusohemi në promovimin e Kosovës si shtet stabil për investime të huaja

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka
Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka

Në emisionin EURO n’7 janë diskutuar dhe analizuar të dhëna për dy sektor tepri me rëndësi për ekonominë e vendit, ato të prodhimit dhe tregtisë.

Oda Ekonomike Amerikane vlerëson se edhe pse ka pasur zhvillim të madh të sektori privat, Kosova ka nevojë për investime të huaja direkte.

Sipas të dhënave të fundit investimet e huaja deri më tash kanë qenë pothuajse të gjitha nga diaspora dhe kryesisht kanë qenë në blerjen e patundshmërive, ndërsa që në vitin 2023 ka pasur një rënie të konsiderueshme të shitjes së patundshmërive.

Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane ka thënë se Kosova ka nevojë për promovim të madh nga të gjithë akterët, jo vetëm nga qeveria në mënyrë që mund të tërheqim investime të huaja.

“Shteti dhe të gjithë ne duke qenë hisedar shumë të rëndësishëm duhet të fokusohemi më shumë në promovimin për tërheqjen e investimeve të huaja. Dy shtyllat kryesore aktuale të rritjes ekonomike që i kemi janë konsumi dhe investimet publike. Investimet publike në dy tri vitet e fundit nuk kanë qenë në nivelin e kënaqshëm dhe e gjitha barra ka rënë tek konsumi për të faktit se jemi shoqëri konsumuese edhe për shkak të ndikimit që kemi nga dërgimi i remitencave nga diaspora të cilat nuk kanë shënuar rënie por të jenë më të larta nga viti në vit”, ka thënë Zeka.

Sipas kreut të Odës Amerikane promovimi i mundësive për tërheqjen e investimeve të huaja është ushtrimi më i zorshëm që kemi para vetës e kjo për shkak të shumë faktorëve posaçërisht atyre politik dhe këtu pashmangshëm hynë mungesa e një marrëveshje përfundimtare me Serbinë.

“Çfarëdo diskursi i tensioneve politike dhe rikthimit të konfliktit qoftë i përmasave të 24 shtatorit, rasti Banjska apo edhe më i madh natyrisht që i dekurojnë investitorët potencial të cilët edhe ashtu nuk i kemi. Përveç telasheve politike problem mbetet edhe korrupsioni sepse raportet ndërkombëtare po thonë se Kosova nuk po arrin tek rezultate signifikante në luftimin e korrupsionit. Krejt perceptimi që ekziston për Kosovën që prej çlirimit por edhe pas pavarësisë është pengesa më e madhe e mundshme për tërheqjen e investitorëve të huaj”, ka shtuar Zeka.

Kreu i Odës Amerikane poashtu si pengesë të madhe në tërheqjen e investitorëve të mundshëm paraqesin edhe seancat e Këshillit të Sigurimit sikur ajo e mbrëmshmja ku diskutohet për përkeqësimin e situatës së sigurisë në vend.

/Shqip.com