Zeka: ShBA-ja, numër një për produktet “Made in Kosova”

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane (OEAK), Arian Zeka, për Ekonomia Online ka thënë se ShBA-ja vazhdon të jetë tregu numër një për produktet “Made in Kosova”.
Zeka thotë se në këtë ka ndikuar edhe se Amerika mundëson që Kosova të eksportojë mbi 3 mijë produkte po iu nënshkruar detyrimeve doganore.
“ShBA vazhdojnë të jenë tregu numër një për produktet “Made in Kosova”. Ne duhet të vazhdojmë të promovojmë anë e kënd botës natyrisht është sistemi i njëanshëm preferencial tregtar që ShBA e aplikon për Kosovën që mundëson eksportimin e mbi 3 mijë produkteve nga Kosova në ShBA pa iu nënshtruar detyrimeve doganore”, ka thënë Zeka.
Ai është shprehur i shqetësuar për ikjen e punëtorëve drejt vendeve perëndimore, duke theksuar se kjo po ndodh në gjitha vendet e rajonit. Mirëpo, ai shpreson që një pjesë e madhe e tyre do të kthehen në Kosovë.
“Duket që trendi i ikjes së punonjësve është një trend që nuk po e karakterizon vetëm Kosovën, por edhe vende të tjera të rajonit në përgjithësi. Kam ndonjë që pavarësisht angazhimit gjithëpërfshirës që të gjithë ne mund ta kemi është pak vonë që të ndalim një trend të tillë. Megjithatë njerëzit, të cilët kanë bërë plane që të largohen do të dëshirojnë ti realizojnë ato plane mirëpo unë kam shpresën që një pjesë e madhe e tyre do të kthehen”, ka thënë mes tjerash ai.
Për sa i përket tërheqjes së investimeve të huaja direkte, Zeka thotë që Qeveria duhet ta kalojë Ligjin për investime strategjike në mënyrë që të hyjë në fuqi vitin tjetër. Ky ligj, sipas Zekës është mjaft i nevojshëm për të tërhequr investitorë të huaj në Kosovë.
/Shqip.com