Sport Ndërkombëtar

Zeka i bashkohet Drenicës

Agim Zeka është lojtari i radhës që i është bashkuar skuadrës së Superligës, Drenicën.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi për ardhjen e 22-vjeçarit.

“Agim Zeka, mirë se erdhe në familjen Kuq e Zi. Kemi kënaqësinë t’ju prezantojmë ardhjen e lojtarit, Agim Zeka,  futbollist qe ka mbi supet e tij eksperiencën ndërkombëtare, ai u paraqit më parë për skuadrat,  Lille (Francë), Austria Wien (Austri) e Fortuna Sittard (Holandë)”, thuhet në njoftim.

Zeka së fundmi ka qenë pjesë e Prishtinës, derisa më herët ka qenë edhe pjesë e Dritës.

Drenica këtë stinor nuk e ka filluar mirë dhe pas dy ndeshjeve ka dy humbje, një fitore dhe një barazim.

Drenica gjendet në vendin e gjashtë me katër pikë të grumbulluara, pas katër ndeshjeve./Shqip.com