Lajme

Zejnullahu: “Elektroseveri” do ta furnizojë vetëm veriun, ka të drejtë të blejë dhe të shesë energji me shumicë

Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energjinë (ZRRE) i ka japur licensën “Elektroseverit” për furnizim të veriut me energji elektrike.

Me pesë vota për dhe asnjë kundër, ZRRE-ja ia ka dhënë të premten licencën për furnizim me energji elektrike kompanisë “Elektrosever”.

Lidhur më këtë vendim është deklaruar edhe kryesuesi i Bordit të ZREE-së, Ymer Fejzullahu.

Fejzullahu ka thënë se  kjo kompani do të bëjë edhe furnizimin, edhe faturimin e rrymës së shpenzuar në veri.

“Përveç energjisë që kemi dërguar, kemi pasur asete të transmisionit. Në parim edhe sipas licencës, do të jetë furnizues komercial. Do të duhet të ofroheshin çmimet e tregut. Në rast se kemi raste të tilla, këto gjëra janë të sanksionuara. ZRrE-ja ka përcaktuar tarifa për tërë territorin e Kosovës. Në kuadër të marrëveshjes janë përmendur afatet dhe do të nënshkruajmë vendimin për aprovimin e licencës dhe janë të përshkruara në udhërrëfyes. Këta kanë të drejtë me i furnizua konsumatorët vetëm në këto 4 komuna. Elektroseveri ka të drejtë të blejë dhe të shesë energji me shumicë”, tha ai.

Zejnullahu tha se kompania serbe ka të drejtë të blejë dhe të shesë energji me shumicë. Njëra ndër pikat e marrëveshjes, tha se i detyron që brenda 10 ditëve nga lëshimi i licencës për furnizim, Elektrosever të nënshkruajë marrëveshjet e nevojshme teknike me KOSTT-in dhe KEDS-in për të operuar në tregun energjetik të Kosovës..

Kosova dhe Serbia në Bruksel të martën nënshkruan udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjeve të arritura për energjinë gjatë viteve 2013 e 2015, ku njëra ndër pikat obligon ZRRE-në t’ia lëshojë licencën e furnizimit “Elektroseverit”.

Gjatë mbrëmjes së djeshme një mjet shpërthyes është hedhur në objektin e elektro-distribucionit në veri të Mitrovicës.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar, Besim Hoti- Drejtor rajonal i Policisë së Kosovës për Mitrovicë.

“Diku rreth orës 22:45 ka pasur një zjarr në trafo,  më vonë është konstatuar që  mund të ketë qenë faktori njeri, duhet se është përdorur një mjet eksploziv” ka thënë Hoti.

Hoti ka shtuar se përveç dëmeve materiale nuk ka dëme në njerëz.

Ky sulm vjen vetëm dy pasi që Kosova dhe Serbia kanën nënshkruar marrëveshje për energjinë elektrike në veri të vendit./Shqip.com