Zëdhënësi i ushtrisë izraelite thotë se rreth 350 raketa janë lëshuar nga Irani
Publikuar:
(14.04.2024 22:13:34)

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) Daniel Hagari tha se koalicioni mbrojtës i Izraelit pengoi me sukses sulmin nga Irani gjatë natës.
Përafërsisht 350 raketa u hodhën nga Irani, Iraku, Jemeni dhe Hezbollahu i Libanit, i cili mbante rreth 60 tonë eksploziv, tha ai.
Hagari tha se nuk ishte vetëm Izraeli që kërcënohej, por e gjithë Lindja e Mesme, duke theksuar se forcat iraniane kapën gjithashtu një anije me flamur portugez
“Irani dëshiron të përshkallëzojë rajonin. Deri më tani ai punonte përmes përfaqësuesve të tij, por tani zbuloi fytyrën e tij të vërtetë,” tha Hagari në një deklaratë video të dielën, ka raportuar CNN.
/Shqip.com