Lajme

Zëdhënësi i Qeverisë: Parimi ‘pagë për punë’ do të respektohet

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka qëndruar pro asaj që pagat për mësimdhënësit të cilët kanë qenë në grevë të mos kompensohen.

Përmes një postimi në Facebook, Kryeziu ka thënë se mësimdhënësit të cilët kanë mbajtur mësim do të kompensohen kështu, duke shpërndarë edhe një postim të ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci për të njëjtën çështje.

“Parimi ‘pagë për punë’ do të respektohet. Mësimdhënësit që kanë mbajtur mësim do të kompensohen”, shkroi Kryeziu.

Nagavci: Komunat nuk i kanë dorëzuar të dhënat për mësimdhënësit, nuk ka kompensim për punën e pakryer – SHQIP.com

Ministrja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka thënë se komunat nuk kanë dërguar të dhënat për arsimin parauniversitar në Ministrinë e Financave.

Përmes një postimi në Facebook, Nagavci tha se mosekzekutimi i pagave ka ndodhur për shkak se nuk janë dërguar të gjitha të dhënat.

“Ndonëse komunat janë përgjegjëse për organizimin e arsimit parauniversitar, janë punëdhënëse dhe e kanë obligim të raportojnë çdo muaj në Departamentin e Thesarit në Ministri të Financave, një gjë të tillë nuk e kanë bërë. Me kërkesë të ministrit të financave, Hekuran Murati, i kemi dërguar ato të dhëna që i kemi pasur të inspektorëve dhe zyrtarëve të MASHTI nga vizitat gjatë muajit shtator, në shkolla e çerdhe, me qëllim të realizimit të pagave për ta”, shkroi Nagavci.

Sipas Nagavcit, për më shumë se një vit janë realizuar në mes Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës dhe Qeverisë, si dhe këta të fundit i kanë lutur që të mos ndërmarrin hapa të pamenduar.

Ndërsa, lidhur me orët e humbura, Nagavci tha se sot do të publikohet Kalendari i rishikuar për vitin 22 duke premtuar se rezultatet në arsim do të  përmirësohen.

Ministrja e arsimit tha se kompensim do të ketë vetëm për punën e bërë.

Opozita në Kosovë e ka quajtur si jo të drejtë vendimin për mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit ndërsa, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka paralajmëruar edhe kallëzim penal ndaj ministrit Hekuran Muratit.

Këshilli i Prindërve i reagon Qeverisë: Jemi të gatshëm për t’i ndihmuar financiarisht mësimdhënësit – SHQIP.com

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka thënë se ky vendim është i padrejtë dhe nëse nuk ekzekutohen pagat atëherë do të mbledhin fonde për t’i paguar mësimdhënësit.

SPAK: Qeveria t’i procedojë pagat për mësimdhënësit, qëndrojmë krah SBASHK-ut – SHQIP.com

Sindikata e Pavarur e Administratës sē Kosovës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës procedimin e pagave për mësimdhënësit.

Përmes një komunikate për meda, SPAK-u krahas procedimit të pagave ka kërkuar nga Qeveria që të ulët me sindikatat dhe të diskutoj për kërkesat e tyre.

Miliona euro për serbët pa dalë në punë, faj i vetë ministrive – SHQIP.com

Kujtojmë se po bëhen shtatë vjet që kur Kosova ka punësuar nëpër ministri punëtorë nga komuniteti serb.

Por, që nga ajo koha asnjë nga ta nuk del në punë, e për këtë buxhetit të shtetit i kanë kushtuar mbi 6 milionë euro.

 Për këtë ekipi i emisionit n ‘Shënjestër ka biseduar me ta për t’i parë arsyet e mos daljes në punë.

 Në fund, faji del të jetë krejt institucional, të cilët pavarësisht se i din problemet nuk ndërmarrim hapa për zgjidhjen e tyre. Përgjegjësit e tyre, nuk japin arsye për mungesën e reagimit.

Megjithatë, problem për institucionet që po shprehin vullnet t’i angazhojnë po ju del të jetë kualifikimi i tyre arsimor./Shqip.com