“Zebrat” në ndjekje të Paredesit

Juventus siguroi matematikisht biletën për Ligën e Kampionëve të dielën me fitore ndaj Venezias.
Tani, ata do të përgatiten për komponimin e një skuadre konkurruese për edicionin e ardhshëm.
“Zonja e Vjertër” ka identifikuar mesfushorin e PSG-së, Leandro Paredes si një objektiv transferimi – raporton “Goal“.

Edhe vetë klubi francez është i hapur për të shitur 27-vjeçarin dhe të dy klubet tani janë në kontakt për të provuar arritjen e një marrëveshje gjatë kësaj vere.
20 milionë euro ka të ngjarë të jenë të mjaftueshme për Juventusin për të marrë Paredesin, i cili ka shënuar një herë dhe ka dy asiste në 15 ndeshje në Ligue 1 këtë sezon.

Përfaqësuesi i Argjentinës ka kontratë me kryeqytetasit francez deri më 30 qershor të vitit 2023.
Ai filloi futbollin profesional te skuadra e Boca Juniors në Argjentinë, ku më pas filloi karrierën në Itali në ekipet si Chievo Verona, Roma dhe Empoli.
Rusia po ashtu ishte një ndër aventurat e tij, ku kaloi një sezon te Zeniti para se të vinte në Francë dhe të fitonte tre herë titullin e kampionit në elitën e futbollit aty.

Përndryshe, vlera e tij nëtreg është 20 milionë euro, dy herë më pak se nga sa kishte para një viti e gjysmë, sipas “transfermarkt“. /Shqip.com