Teknologji

Zbulohet vetura e shpejtë në panairin në Tokio

Lexus RZ 450e
Lexus RZ 450e

Në kryeqytetin japonez është zbuluar modeli i ri i veturës Lexus.

I quajtur RZ 450e, vetura sportive me konceptin e ri, do të ketë 400 kuaj fuqi, derisa dizajnin e ka marrë me pamje agresive.

Koncepti RZ Sport vjen në një ngjyrë të bardhë të quajtur Hakugin dhe përmban disa pjesë me ngjyrën blu në pjesën e përparme dhe çati.

Pjesa e përparme përmban një grilë të zezë mat me panele fibër karboni në të dyja anët.

Aspiratori është gjithashtu fibër karboni dhe ka vrima të mëdha ajri, kurse harqet e rrotave të ndezura dhe grilat aerodinamike i shtojnë pamjes agresive.

Pjesa e brendshme e SUV nuk është e ekspozuar për momentin, por kompania ka thënë se do të ketë ndryshime, derisa nuk ka dhënë detaje për vlerën e saj.

Lexus RZ Sport Concept është një automjet i mrekullueshëm në një stil të vërtetë japonez.

/Shqip.com