Teknologji Shkencë

Zbulohet trupi 4300 vjet i vjetër i mbuluar me ar

Shkencëtaret kanë bërë zbulimin më të madh në Egjipt.

Një mumje e mbuluar plotësisht me shtresa ari, mund të jetë më e vjetra dhe më e kompletuara e gjetur ndonjëherë në Egjipt.

Sarkofagu i ruajtur mirë i njeriut të lashtë, është zbuluar pas një gërmimi njëvjeçar jashtë kryeqytetit Kajro.

Kjo është vetëm një nga dhjetëra zbulimet e reja arkeologjike të gjetura në këtë vend.

Studiuesit besojnë se sarkofagu i përkiste një njeriu të quajtur Hekashepes dhe se mbetjet e tij janë rreth 4300 vjet të vjetra.

Mumja u gjet në fund të një boshti 15 metra pranë asaj që konsiderohet struktura e parë piramidale e Egjiptit, Piramida e shkallëve në Saqqara.

“E futa kokën brenda për të parë se çfarë kishte brenda sarkofagut: Një mumje e bukur e një njeriu të mbuluar plotësisht me shtresa ari”, ka thënën Zahi Hawass, drejtor i ekipit të gërmimeve.

Ekipi u tha gazetarëve se mumja daton në dinastitë e pestë dhe të gjashtë të Mbretërisë së Vjetër, e cila shtrihej nga afërsisht 2,500 para erës sonë deri në 2,100 para erës sonë.

Një tjetër nga varret e zbuluara i përkiste një prifti të njohur si Khnumdjedef. Ai shërbeu nën mbretin e fundit të dinastisë së pestë të Egjiptit të lashtë, Unas. Pjesa e brendshme e varrit ishte zbukuruar me skena të jetës së përditshme.

Tjetri i përkiste një zyrtari të quajtur Meri, i cili mbante titullin “ruajtës i sekreteve dhe ndihmës i udhëheqësit të madh të pallatit”, tha ekipi.

Statujat dhe amuletat ishin ndër gjetjet e tjera kryesore të gërmimit, duke përfshirë një që përfaqësonte një burrë, gruan e tij dhe disa shërbëtorë.

Zbulimi pason zbërthimin dixhital të një adoleshenteje të mumifikuar me një zemër prej ari, 2300 vjet pasi u varros.

Skanimet CT zbuluan se sa kohë bëri familja e tij në përpjekjen për të siguruar kalimin e sigurt të 14 ose 15-vjeçarit në jetën e përtejme.

Ai u varros me 49 amuleta – duke përfshirë një skarabë të artë ku do të kishte qenë zemra e tij – dhe një gjuhë të artë brenda gojës së tij.

/Shqip.com