Rozë Ndërkombëtar

Zbulohet tradhtia e Zayn Malik gjatë kohës sa ishte me Gigi Hadid

Zayn Malik dhe Gigi Hadid

Zayn Malik thuhet se kishte një lidhje me yllin e dikurshëm të “Towie”, Abi Clarke, gjatë kohës që ai ishte me Gigi Hadid.

Këngëtari, 29 vjeç, thuhet se ka qenë i ‘fiksuar’ pas personalitetit televiziv, 30 -vjeçare, pasi u takua me të në një lokal në Los Angeles, ku dyshja vazhduan të kishin një aferë.

Një mik i Clark i tha The Sun se çifti u takua në Los Anxhelos përpara se të flitej në dhomën e gjumit të Malik-it në Londër.

Zayn u nda nga supermodelja Gigi në tetor, pas gjashtë vitesh së bashku. Ata kanë një vajzë 16-muajshe Khai.

Lidhja e raportuar përfundoi vetëm kur Abi pa në telefonin e tij një mesazh nga supermodelja, 26 vjeçe, ku shkruhej: ‘Më mungon’.

Ylli e cila iu bashkua “Towie” për një kohë të shkurtër në 2013, thuhet se mendoi se Zayn ishte ndarë me Gigi kur ata filluan të flasin dhe kështu përfunduan./SHQIP.com