Teknologji

Zbulohet teknologjia e re për trajtimin e gomave të automjeteve që janë dal nga përdorimi

Në Britani të Madhe është futur në funksion një teknologji të re për të trajtuar gomat që janë të larguara nga përdorimi, një sfidë me të cilën përballen shumë vende të botës, përfshirë edhe Kosovën.

Kjo do të jetë fabrika e parë e pirolizës që do të ricikloj gomat, duke përdorur teknologji të patentuar për të nxjerrë përbërës të ripërdorshëm të gomave që janë jashtë përdorimit.

Piroliza është procesi i përdorimit të nxehtësisë ekstreme pa oksigjen për të zbërthyer komponimet organike. Teknologjia do të përdoret për të ndarë përbërësit e lëndës së parë të gomave si; naftë, karbon të zi dhe gaz pirolizë.

Karboni i zi do të ripërdoret në prodhimin e gomave të reja, nafta do riciklohet në produkte të reja dhe gazi pirolizë do të përdoret për nevoja të fabrikës.

“Teknologjia e patentuar e reaktorit të pirolizës do të rezultojë në rikuperimin e lëndëve të para me cilësi të lartë nga gomat, duke kursyer deri në 72 për qind të emetimeve të CO2, krahasuar me metodat aktuale të riciklimit”, kanë njoftuar nga kjo kompani.

Logaritet që në Britani të Madhe dalin nga përdorimi rreth 50 milionë goma, nga to rreth 13.4 milionë përdoren si lëndë djegëse alternative.

Të copëtuara në grimca, gomat janë një alternativë më e pasur me energji djegie në krahasim me qymyrin për furrat e çimentos dhe proceset e tjera industriale. Gomat e tjera copëtohen dhe bluhen në thërrima për t’u përdorur në kënde lojërash ose fusha sportive dhe gjithnjë e më shumë në ndërtimin e rrugëve. Një direktivë e BE-së ka ndaluar hedhjen e gomave të përdorura në vendet e deponive.

Universiteti Loughborough publikoi një studim mbi riciklimin e pirolizës në vitin 2019, kur udhëheqësi i studimit Dr Andrew Rollinson pohoi: “Ky dokument tregon se piroliza e vetëqëndrueshme, duke krijuar energji nga mbeturinat, është termodinamikisht e paprovuar, praktikisht e papranueshme dhe e pasigurt për mjedisin”.

Opsioni tjetër, djegia, e cila është më efikase, është bërë më e shtrenjtë për shkak të luftimit të aplikimeve për planifikim dhe leje për shkak të perceptimit negativ të publikut për djegien e mbetjeve.

“Rezultati është se ne po hedhim më shumë CO2 në atmosferë duke ricikluar mbetjet nëpërmjet pirolizës sesa nëse thjesht i djegim ato”, ka thënë tutje Dr Andrew Rollinson.

/Shqip.com