Kulturë

Zbulohet statuja e perandorit, i përshkruar si Herkuli

Statuja e një perandori romak i përshkruar si heroi grek Herkuli u zbulua pranë Rrugës Apiane, autostradës së parë të Romës së lashtë.

Statuja u gjet më 25 janar gjatë një projekti për riparimin e kanalizimeve.

Arkeologët besojnë se statuja mund të jetë perandori Decius, i cili sundoi Romën nga viti 249 deri në vitin 251 të es.

Decius ishte perandori i parë romak që u vra në betejë nga një armik i huaj.

Statuja tani ekziston si disa copa të thyera, pasi pësoi disa dëmtime aksidentale gjatë zbulimit të saj. Aktualisht po i nënshtrohet pastrimit dhe restaurimit përpara shfaqjes së tij publike.

/Shqip.com