Lajme

Zbulohet skema e mashtrimit të kriptove me Call Center në Evropë

Europol godet një skemë mashtrimi kripto me Call Center në Evropën Lindore

Agjencia e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Zbatimin e Ligjit e njohur ndryshe si EUROPOL kanë rrezuar një skemë të mashtrimit të kriptove me Call Center në Evropën Lindore.

Autoritetet Evropiane njoftuan se kanë rrëzuar një rrjet mashtrimi call center që operonte në Serbi, Bullgari, Qipro dhe Gjermani dhe kishin për qëllim të joshin viktimat të investojnë shuma të mëdha parash në skema kripto.

Siç ka njoftuar PCWorld, kjo skemë e mashtrimit, mori rreth 40 milionë dollar nga mijëra investitorë.

Viktimat më të shpeshta të mashtrimit ishin në Gjermani, Zvicër, Austri, Australi dhe Kanada.

Në tërësi, katër call center në 18 vende të ndryshme u kërkuan ndërsa 14 individë u arrestuan në Serbi dhe Gjermani.

Hetimet ndaj kësaj skeme mashtrimi online nisën në 2021 nga Prokuroria e Shtutgartit në Gjermani dhe Hetuesit Kriminalë të Baden-Wurttemberg ku në pyetje u morën mbi 250 individë, u konfiskuan 150 kompjuterë, pajisje të ndryshme elektronike, kopje të dhënash, portofolë harduerik të cilët kishin 1 milionë dollarë kriptomonedha, tre makina, dy apartamente luksoze dhe 50 mijë euro në kesh.

“Hetimi sugjeron se numri i rasteve të paraportuara mund të jetë shumë më i lartë. Kjo do të thotë se përfitime të paligjshme po bëhen nga grupe kriminale, me të paktën katër call center në Evropën Lindore të përfshira, dhe qindra miliona euro të humbura”, paralajmëroi Europol.

Të dyshuarit promovonin skema mashtrimi në median sociale për të joshur viktimat në uebsajte të cilat dukej se ofronin mundësi të mëdha investimi në kriptomonedha.

Sipas Europol, viktimat, kryesisht nga Gjermania, do të investonin fillimisht shumë pak, shuma tre shifrore, ndërsa rrjeti kriminal me kalimin e kohës ju kërkonte të investonin më shumë.

Qiproja besohet të ketë qenë baza e pastrimit të parave të përvetësuara në mënyrë të paligjshme.

/Shqip.com