Zbulohet shifra që kërkon Barcelona për Raphinhan
Publikuar:
(01.05.2023 12:41:07)

Barcelona nuk do të pranojë asnjë ofertë nën çmimin prej 60 milionë eurosh për anësorin brazilian Raphinha, raportojnë mediet spanjolle.
E ardhmja e brazilianit në ‘Camp Nou’ është në dyshim. Raphinha është i lidhur me rikthimin në Premier League, ku kërkohet nga Newcastle United.
“Barcelona do të shqyrtojë ofertat vetëm rreth 60 milionë euro anësorin Raphinha në tregun e kësaj verë’, shkruajnë mediet iberike.
Braziliani ka pasur performancë të kënaqshme me Barcelonën këtë sezon të garave, skuadër më të cilën është afër titullit të kampionit të La Ligë.
/Shqip.com