Kulturë

Zbulohet se si do të duket skena e “Eurovision 2023”

Janë zbuluar pamjet e para të skenës së Eurovisionit të këtij viti.

E dizajnuar nga firma e Nju Jorkut Yelloë Studio, dizajni i skenës ka për qëllim të duket si një përqafim i ngrohtë ndaj Ukrainës.

Konkursi i vitit të kaluar u fitua nga Orkestra Kalush, por Ukraina nuk ishte në gjendje të organizonte Eurovision 2023 për shkak të sulmeve të vazhdueshëm nga forcat ruse.

Dizajni lidh skenën, interpretuesit, audiencën dhe dhomën e gjelbër si një strukturë, duke u ofruar garuesve vende të shumta të performancës. Sipas një njoftimi për shtyp, ai është krijuar gjithashtu për të “demostruar se si muzika mund të kapërcejë kufijtë dhe t’i bashkojë njerëzit si një njësi”.

Eurovision 2023 do të zhvillohet në M&S Bank Arena në Liverpool të shtunën më 13 maj.

/Shqip.com