Sport Ndërkombëtar

Zbulohet paga befasuese e Ronaldinhos

Legjenda e futbollit Ronaldinho bëri një rikthim befasues në fushë muajin e kaluar. 42-vjeçari luajti për Porcinos FC në Kings League të drejtuar nga ikona e Barcelonas, Gerard Pique.

Por pagesa e tij e raportuar për të luajtur në ligë është befasuese. Paga bazë e Ronaldinhos për ndeshjen ishte 61.50 £, sipas gazetës spanjolle AS. Megjithatë, kjo nuk është e gjitha që Ronaldinho kërkoi për pjesëmarrjen e tij.

Gjithashtu pretendohet se kompania e Pique, Kosmos, i ka paguar Ronaldinhos 10,000-15,000 euro (9,000-13,000 £) për të luajtur në Kings League.

Turneu, me qendër në Spanjë, u lejon skuadrave të sjellin një lojtar të 12-të çdo javë – shpesh një futbollist të tërhequr ose një personazh të famshëm.

Ronaldinho nuk arriti ta çonte Porcinos drejt fitores në ndeshjen e muajit të kaluar, pasi skuadra e tij humbi 3-1 me penallti. Por ESPN pretendon se ndeshja, e cila u transmetua në Twitch, mori një audiencë të lartë prej mbi 2.1 milionë shikuesish.

Ronaldinho u tërhoq nga futbolli profesionist në vitin 2015 si një nga vetëm tetë lojtarët që kanë fituar Champions League, Kupën e Botës dhe Topin e Artë.

Ikona braziliane luajti për ekipe si Paris Saint-Germain, Barcelona dhe Milan në një karrierë të jashtëzakonshme. Ai gjithashtu fitoi Kupën e Botës në 2002 dhe shënoi golin e fitores në çerekfinale ndaj Anglisë.

Ronaldinho kaloi pesë vjet te Barcelona dhe në fillim të këtij muaji u njoftua se djali i tij kishte ndjekur hapat e babait duke iu bashkuar gjigantëve të futbollit spanjoll.

/Shqip.com