Sport Ndërkombëtar

Zbulohet numri i Jesus te Arsenal

Gabriel Jesus

Transferimit të tij në “Emirates” i mungon tashmë vetëm zyrtarizimi.

Gabriel Jesus do të zyrtarizohet si lojtari më i ri në skuadrën e ‘Topçinjve’.

Një pamje e ‘rrjedhur’ në media tregon nunmrin që do e mbajë tani e tutje.

Përgjatë incizimit të klipit të tij prezantues që pritet të dalë se shpejti në faqet e klubit, shihet teksa ai ecën me numrin ‘9’ në fanellë.

Ndonëse ka ndërruar ambient, Gabriel Jesus do të ketë të njëjtim numër si te Manchester City, tashmë ish-klubi i tij.

Ky është numri që kishte bartur Alexander Lacazette, por që francezi morri rrugën për Lyon.

Nga ana tjetër, për të ‘mbushur këpucët’ e tij në kryeqytetin anglez, bordi i klubi duhej të shpenzonte 52 milionë euro.

Gabriel Jesus, Manchester City

Megjithatë, kjo shumë nuk duket të jetë problem për Mikel Artetan, i cili kishte punuar me të te ‘Qytetarët’ sa ishte ndihmës i Pep Guardiolas, dhe e di vlerën dhe përvojën që ka braziliani në Premierligë.

Jesus kaloi plot 5 vite e gjysmë në “Etihad”, ku shënoi 95 gola dhe 37 asistime në 211 paraqitje. /Shqip.com