Rozë

Zbulohet një tjetër konkurrente e “Big Brother VIP”

Big Brother Vip,

Kanë mbetur edhe pakë javë që nga nisja e “Big brother Vip”, i cili u paralajmërua që do të startoi në tetor.

Por shikuesit më padurim janë duke pritur edhe personazhet pjesëmarrës që do të jenë në shtëpinë e famshme.

Zbulimet e personazheve veç se kanë filluar si nga faqja zyrtare ashtu edhe nga portalet.

Personazhi i rradhës e ka zbuluar vetë pjesëmarrjen dhe bëhet fjalë për Riselda Sejdijan.

Riselda ka marrë shumë pyetje nga fansat se kur do ta shohim në ekran dhe ajo tregon se shumë shpejt do të jetë në një reality shoë.

“Në një reality show në një prej televizioneve më prestigjioze në vend”-shkruan Riselda.

Ajo po ashtu u pyet nëse bëhet fjalë për “Big Brother VIP”, dhe u përgjigjë: Shhh duke nënkuptuar se do ta shohim aty, por për momentin nuk mund të flasë më shumë.

Për më tepër Riselda i shtron fansave edhe një pyetje, se çfarë do të thotë VIP, duke dhënë kështu një tjetër sinjal.

Ndërkohë këtë vit, moderatorja Arbana Osmani bën me dije se çmimi i dhuruar do të jetë jo më pak e as më shumë se sa 100 mijë euro të plota.

Shtëpia ku ata do të banojnë do të jetë tejet luksoze me hapësirë mbi 1500 metra katrorë, ku banorët VIP do të qëndrojnë për mbi 100 ditë./SHQIP.com