Lajme

Zbulohet një bakter i rrezikshëm te salçiçet “Wudy” në Shqipëri, ky lloje shitet edhe në Kosovë

Njoftimi për të mos i blerë salçiçet "Wudy"

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), me anë të një njoftimi, ka bërë me dije të gjithë qytetarët në Shqipëri që të ndalojnë së konsumuari salsiçet “Wudi”.

Në njoftim bëhet me dije se ky produkt ushqimor pas analizave laboratorike të kryera në Itali, është konstatuar prani e Listeria monocytogenes STI55, duke përbërë risk me ndikim serioz për shëndetin e njeriut.

“Referuar njoftimit të ardhur nga sistemi RASSF (Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë) pas analizave laboratorike të kryera në Itali është konstatuar prani e Listeria monocytogenes STI55 duke përbërë risk me ndikim serioz për shëndetin e njeriut, në produktin Ëudy me numra lotesh dhe data skadencash”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit menjëherë pas njoftimit të ardhur nga RASFF po ndërmerr të gjitha masat nëpërmjet kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor për identifikimin, bllokimin dhe tërheqjen e produktit nga tregu.

“Kujdes konsumatorë! Mos i konsumoni këto produkte, kthejini pranë subjekteve ku i keni blerë”./SHQIP.com