Rozë

Zbulohet mysafirja e radhës në emisionin e binjakëve Veshaj

Donald dhe Romeo Veshaj tanimë janë rikthyer në botën e ekranit.

Të premten e kaluar ata zhvilluan puntatën e parë të emisionit “Më lër të flasë” në Top Channel.

Lori Hoxha, Ledion Liço dhe Mozzik ishin të ftuarit e parë.

Ndërkohë, i ftuar në emisionin “Wake Up”, Donaldi nuk tregoi emrat e mysafirëve të radhës, ai tha se njëra do jetë femër por nuk dha detaje tjera.

Derisa, së fundmi në rrjetet sociale po qarkullon një video e binjakëve Veshaj me Fifin ku thuhet se këngëtarja do e luajë rolin me shkopin në dorë sikurse në BBV, skenë e cila ishte bërë virale dhe kishte penalizuar këngëtaren.

Duhet theksuar se Fifi dhe Donaldi krijuan raporte shumë të mira brenda shtëpisë së famshme të Shqipërisë./Shqip.com