Lajme Ballkan

Zbulohet menuja nga darka në Beograd ku ishte prezent edhe Rama, Vuçiq përmend salsiçet dhe verërat

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka zbuluar disa detaje për darkën që ka shtruar në Beograd për krerët e Ballkanit Perëndimor këtë të enjte.

Ishte vetë Vuçiç që ka publikuar një foto në Instagramin e tij nga darka. Por ai nuk i ka shfaqur në foto liderët e tjerë, vetëm ka thënë se po ia kalon mirë në shoqërinë e Ramës dhe Kovaçevskit.

“Beogradi ka qenë gjithmonë kryeqyteti i zemrës së madhe, mikpritjes së sinqertë dhe ushqimit të mirë. Në pritje të miqve Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski.

Nuk rezistova pa provuar salsiçen Pirot…ne tashmë jemi duke bërë marrëveshje për panairin e madh të verërave dhe ushqimeve të vitit të ardhshëm në Beograd”, ka shkruar Vuçiç për darkën.

Rama ndodhet në Beograd ku po merr pjesë në një konferencë rajonale për bashkëpunim në fushën e energjisë.

Të pranishëm ishin edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç dhe Kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Zoran Tegeltija.

/Shqip.com