Sport Ndërkombëtar

Zbulohet lista e pesë tenistëve më të paguar në historinë e këtij sporti

Revista e njohur “Sportico”, ka publikuar së fundi një listë me sportistët më të paguar në histori. Në këtë listë me 50 emra ndodhen edhe 5 tenistë, por vetëm njëri prej tyre, Roger Federer, ndodhet në “top-10” më të paguarit.

Kjo do të thotë se ish-tenisti zviceran është “tenisti më i paguar në të gjitha kohërat”. Me 1.38 miliard dollarë, shumë e përfituar nga premio në fushë dhe sponsorët, ai është tenisti i vetëm që kalon shumën 1 miliard dollarë fitime.

I dyti në renditje, më gati gjysmën e shifrës së Federer, ndodhet spanjolli Rafael Nadal, me 660 milionë dollarë fitime. Në vendin e tretë ndodhet e vetmja teniste femër, Serena Williams, me 600 milionë dollarë.

Në “top-5” tenistët më të paguar në histori janë edhe amerikani Andre Agassi (i katërti) dhe serbi Novak Djokovic (i pesti). Pra, në “top-5” janë 3 ish-tenistë.

“Top-5” tenistët më të paguar
1.Roger Federer, 1.38 miliard $
2.Rafael Nadal, 660 milionë $
3-Serena Williams, 600 milionë $
4.Andre Agassi, 590 milionë $
5-Novak Djokovic, 575 milionë $

/Shqip.com