Rozë

Zbulohet kush do të prezantojë Festivalin e Këngës

Ka disa javë që në media është përfolur se Arbana Osmani do të prezantoi e edicionit të 61-të të Festivalit të RTSH-së.

Ky lajm tashmë është konfirmuar edhe nga partneri i saj Eduart Grisha, i cili tha se ka ardhur koha që të bëhet një revolucion.

“Ky më duket sikur luan me Tiranën ose Vllazninë dhe vjen një moment që luan me Kombëtaren. Është një gjë shumë e bukur. Jemi rritur me festivalin e fundvitit. Mendoj se jemi bërë një grup për të dhënë maksimumin dhe për të ndryshuar disa gjëra që vitet e fundit mendojmë se ishin të bërë më mirë.

Ka ardhur koha të bëjmë një revolucion. Një nga elementët që mendojmë se është i rëndësishëm është që këtë vit fituesi për në Eurovision nuk duhet ta zgjedhë juria por publiku.”, tha Eduarti në një intervistë për emisionin “Ditë pas dite”.

Këtë vit 26 artistët do të jenë pjesëmarrës.

/Shqip.com