Rozë

Zbulohet konkurrentja e re e emisionit “Për’ puthen”, pritët të prezantohet sonte

Emisioni "Për'puthen"

Emisioni “Për’puthen Prime” do të zhvillojë episodin e dytë sonte duke filluar nga ora 21:00 në Top Channel.

Autorja e emisionit, Olsa Muhameti ka ndarë disa ngjarje të cilat pritën të transmetohen, e njëra nga to është edhe vajza e re.

Ajo ka shpërndarë videon e një vajzë zeshkane, por duke mos ia zbuluar fytyrën, pasi që ajo pritët të hyjë zyrtarisht si konkurrente.

“Vajza e re që do të prezantohet sonte”, ka shkruar Olsa në mbishkrimin e videos.

Gjatë këtij episodi do të këtë edhe shumë zhvillime tjera, si përballja në mes Brunos dhe Hysenit si dhe ajo në mes Jasminës dhe Andit.

Këta të fundit do të jenë përballë me njëri-tjetrit pas mbarimit të historisë së tyre të dashurisë katër muaj më parë, zhvillim ky që u shoqërua me shumë tension./SHQIP.com