Rozë

Zbulohet gjinia e foshnjës së Marinës dhe Getit

Marina dhe Luana Vjollca

Marina Vjollca është njëra ndër emrat më të njohur të estradës shqiptare.

Ajo u bë fillimisht e njohur si moderatorë e emisionit “Klanifornia”, si dhe më pas gruaja e reperit të njohur shqiptar, Ghetto Geasy.

E këta të dy, këtë verë përmes Instagramit, njoftuan fansat e tyre se ata do të bëhen prindër shumë shpejtë.


Moderatorja, Marina Vjollca dhe reperi, Ghetto Geasy

E pas këtij lajmi të bujshëm, shumë nga fansat e tyre ishin kurioz për ta ditur gjininë e foshnjës.

Mirëpo tashmë, Marina ka vendosur që ta shuaj kureshtjen përmes një postimi në Instagram.

Ajo postoi dhomën e ardhshme të bebit ku shihet që është rozë dhe e bardhë, shumë femërore.

Dhe si mbishkrim ka vendosur: “Mezi po të presim picirrukja jonë”.

Marina dhe Getoar Selimi kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë më 10 shtator të vitit 2017 në Durrës në një ceremoni me rreth 400 të ftuar, në mesin e të cilëve kishte edhe shumë fytyra publike.

Ceremonia ishte mbajtur nën udhëheqjen e kryetarit të Tiranës, Erion Veliaj.