Rozë

Zbulohet gjinia e foshnjës së Einxhelit dhe Dagzit

Moderatorja Einxhel Shkira, dhe Dj Dagz po bëhen prindër për herë të parë.

Teksa ditë më parë thanë se nuk e dinë gjininë e foshnjës, sot ata e zbuluan duke organizuar një festë me miqtë në Tiranë.

Një nga të pranishmit e ka zbuluar momentin e konfirmimit të gjinisë. Einxhel dhe Dagz do bëhen prindër të një djali.

Këtë e dëshmon arushi me balona të kaltërt që shihen në ‘baby shower’.

Përndryshe, Einxhel dhe Dagz kanë nisur historinë e tyre të dashurisë brenda Big Brother Vip./Shqip.com