Lajme

Zbulohet ferma e lëndëve narkotike në Berat, ndalohen dhjetëra gra

Një operacion antidrogë është zhvilluar këtë te enjte nga policia e Beratit. Gjatë këtij operacioni është zbuluar një fermë që kultivonin kanabis.

Efektivët kanë kapur në flagrancë punonjësit e kësaj ferme. Shumica e të cilave janë gra.

Burime policore bëjne me dije se janë dhjetëra gra të shoqëruara. Ato ishin punësuar për korrjen e lëndës narkotike.

Sipas burimeve punëtoret e kanabisit janë shoqeruar për tu marrë në pyetje në komisariatin e Beratit. Pritet që policia të dalë me një njoftim zyrtar lidhur me këtë cështje.

/Shqip.com