Teknologji

Zbulohet data e prezantimit të Huawei MatePad i ri dhe Watch 4

Kompania kineze ka caktuar 18 majin për të prezantuar modelin e ri të tabletit MatePad Air dhe orës së mençur Watch 4.

Sipas publikimit nga mediat kineze, tableti do të fuqizohet nga çipat e Snapdragon 888 dhe një bateri 8200 mAh me karikim 40 W.

Çmimi për tabletin e ri pritet të jetë rreth 250 euro, kurse për orën mbi 460 euro. Mirëpo, këto të dhëna nuk janë konfirmuar.

Në ngjarjen që do të quhet Summer Product Launch, pritet prezantimi i produkteve tjera, përfshirë edhe një lap topi.

/Shqip.com