Kulturë

Zbulohet çmimi për ata që duan të dëgjojnë nga afër këngët e Goran Bregoviq

Artistiti serb, Goran Bregovic

Ardhja e këngëtarit serb, Goran Bregovic për të përformuar në Festën e Birrës në Korçë ka ngjallur reagime të mëdha ditëve të fundit.

Bashkia e Korçës u shpreh se tashmë kontratat janë mbyllur të gjitha, dhe se sipas tyre në këtë rasti arti po përzihet me politikë.

Mirëpo, tashmë është kuptuar se Goran Bregoviq do të këndojë dhe atë nuk do ta bëjë falas.

Këngëtari serb, Goran Bregovic,

Çmimi i biletës për ta dëgjuar, Goran Bregoviq do jetë 8 euro ( një mijë lekë ), që i bie në zonën poshtë skenës, ndërsa afër këngëtarit, ende nuk është bërë e ditur nga faqja ku dhe po shiten këto bileta.

Kujtojmë se Goran Bregoviq do të këndojë para shqiptarëve në natën e fundit të këtij eventi.

Në anën tjetër, Capital T e Dafina Zeqiri tashmë kanë anuluar prezencen e tyre në këtë festë.

Këngëtari serb, Goran Bregoviç

“E ndjeva të rrugës të reagoj për eventin e Festës së Birrës në Korçë për shkak se isha i ftuar të bëj hapjen e atij evenimenti dhe realisht isha shumë i lumtur të jem aty afër njerëzve që e duan muzikën dhe prezencën time aty. Por kur pashë se një artist serb siç është Goran Bregovic prej të cilit janë inspiruar forcat serbe dhe i kanë kënduar këngët e tij gjatë luftës në Kosovë, atëherë u detyrova të anuloj performancën time”, ka deklaruar Capital T./SHQIP.com