Zbulohet çfarë thanë banorët pas përplasjes Ilir-Donald

Spektakli i sotëm i “Big Brother VIP” ka filluar me diskutime të ashpëra.
E gjithë kjo pasi që gjatë javës Iliri dhe Donaldi kanë pasur një përplasje të ashpër me njëri-tjetrin teksa po përpiqeshin që të mësonin koreografinë.
Konflikti ka ndodhur derisa banorët ishin duke zhvilluar provën e javës.
Ilir është kapur me Donaldin për shkak të shakave dhe të batutave, pasi sipas tij aktori nuk kishte disiplinë dhe i tërhoqi vëmendjen.
Ilir Shaqiri i konsideroi ironi dhe tha se Donaldi nuk ka respekt për asnjë prej banorëve.

Mbrëmjen e sotme janë transmetuar komentet e disa prej banorëve në dhomën e rrëfimit për përplasjen mes tyre.
Ardit tha se një herë, dy herë është shaka pastaj bëhet ironi dhe toni i Donaldit ishte stratosferë. Nuk mund t’i krahasoj.
Fifi: E ka një mungesë të theksuar të respektit ndaj njerëzve që janë më të mëdhenj se ai.

Graniti: Gjërat personale po ndikojnë tek të gjithë. Mendoj se po e bëjnë më shumë për vëmendje.
Sabiani: Është bërë stres tani, nuk dimë nga të mbajmë kokën.
Ndërsa në fund Arbana ka kërkuar nga Donaldi që të këtë kujdes nga toni i zërit dhe mënyra se si drejtohet tjerëve./SHQIP.com