Rozë

Zbulohet banori i parë i Big Brother VIP3 Albania

Julian Deda është banori i parë i Big Brother VIP3, shtëpisë më të famshme në vend që pritet të mbajë mbërthyer publikun shqiptar për muaj me radhë para ekranit.

Ka qenë ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili përmes një postimi ngacmues në rrjetet sociale ka dhënë lajmin e shumëpritur, i cili u konfirmua më pas edhe nga vet aktori i mirënjohur.

“Sapo mësova që nesër do të arrestohet Julian Deda”- shkruan Manjani, koment ky që nënkupton izolimin total në të cilin vendosen banorët e këtij formati.

“Shërbimet e Policisë gjyqësore të Big Brother pritet ta ekzekutojnë vendimin menjëherë nesër ose maksimumi pasnesër”, përfundoi ai.

Në kundërpërgjigje, aktori i mirënjohur shkruan me nota humoristike “mos harro më sill cigaret…!”, koment të cilit Manjani i është përgjigjur me një shprehje të avokatit, Maks Haxhia, pas dhënies së vendimit burg nga GJKKO për ish-ministrin, Saimir Tahiri: “Viso, dy paketa atje”, togfjalësh që do të bëhej meme në rrjet.

“Ka pas punë Visi këto kohë, por do gjejë pak kohë edhe për ty”, shkroi Manjani.

Big Brother VIP3 do të ndezë dritat një nga një mbrëmjen e 13 Janarit. Drita që do të fiken siç e do tradita nga fituesi i këtij edicioni. Por deri atëherë është një rrugë e gjatë para, dhe patjetër një spektakël për t’u mos u humbur.

/Shqip.com