Rozë

Zbulohet arsyeja pse Kejvina refuzoj të shfaqet në studio pas eliminimit nga BBVA

Big Brother Albania ka vendosur që të largoje mbrëmë modelën, Kejvina Kthella.

Kjo pasi ajo në prime të kaluar ka goditur me shuplakë Luzin.

Kjo sjellë sipas Arbanës është e ndaluar dhe për këtë Vëllai i madhe ka vendosur që të diskualifikojë.

Derisa, Kejvina pas daljes nga BBVA, nuk u shfaq në studio, si çdo banor që del nga shtëpia.

Lidhur me këtë ka folur regjisori Eduard Grishaj, i cili njëkohësisht është edhe partneri i moderatores së BBVA, Arbana Osmanit.

“U përshëndetëm, por ishte shumë e ngarkuar emocionalisht, ishte e mërzitur, por tani me sa kemi komunikuar me të besoj është mirë dhe do të vij në studio”, u shpreh Grishaj.

/Shqip.com