Kulturë

Zbulohen shënime nga leksionet e Hegelit në Gjermani

Biografi Klaus Vieweg, që hulumton filozofin gjerman Hegelin, ka zbuluar një thesar të madh leksionesh të padokumentuara më parë që mund të ndryshojnë perceptimet për Hegelin.

Më shumë se 4000 faqe shënimesh mbi leksionet e Georg Wilhelm Friedrich Hegel u gjetën në bibliotekën e kryepeshkopatës së Mynihut dhe Freising, raporton The Guardian.

“Zbulimi i këtyre dorëshkrimeve është i krahasueshëm me gjetjen e një partiture të re nga Beethoven ose një pikture të paparë më parë nga Constable,” tha një profesor në Universitetin Friedrich Schiller Jena në Gjermani.

Ai tha se shkrimet e gjetura sjellin një kuptim të ri se si Hegeli formoi idetë e tij me ndikim mbi estetikën, filozofinë rreth bukurisë dhe artit, dhe se si ai analizoi dramat e Shekspirit për të ndihmuar në zhvillimin e ideve të tij.

Transkriptet mendohet se janë shkruar nga Friedrich Wilhelm Carové, një nga studentët e parë në Universitetin e Heidelberg që u mësua nga Hegeli gjatë kohës së filozofit, midis vitev 1816 dhe 1818.

Idetë dhe veprat e Hegelit shquhen për vështirësinë e tyre, filozofi britanik Bertrand Russell e përshkroi atë si “më të vështirë për t’u kuptuar nga filozofët e mëdhenj”.

Ndërkaq, Vieweg shpreson se gjetjet e reja mund të sjellin qartësi.

/Shqip.com