Sport Ndërkombëtar

Zbulohen përgjimet për Robinho me disa të tjerë dhunojnë një vajzë shqiptare

Nga Brazili rikthehen bisedat mes Robinhos dhe miqve të tij, të përdorura nga prokurori italian në hetimin që e shohin ish-sulmuesin e Milanit të përfshirë në përdhunimin e dyshuar të një vajze shqiptare në një disko milaneze në vitin 2013.

Një histori për të cilën ish-futbollisti brazilian u dënua me nëntë vite burg. Në audio, nga viti 2014, miqtë e Robinho pranojnë se kanë bërë seks në grup me një vajzë dhe flasin mbi strategjitë për t’u mbrojtur nga akuzat e mundshme.

“Edhe sikur të më thërrasin në polici për diçka, nuk ka problem. Shkoj atje dhe them: Së pari historia daton para një viti. Së dyti, nuk e kam prekur atë vajzë, e cila ishte e dehur dhe nuk do të ketë mbajtur mend asgjë”, thotë Robinho, shqetësimi kryesor i të cilit ishte mos çështja përfundoi në shtyp.

“Kam frikë nga… Nëse nuk del në shtyp, kjo është shumë mirë. Imagjinoni: miqtë e Robinhos përdhunojnë një vajzë në Itali”. Pavarësisht mohimit të fakteve, audiot sqarojnë se ka pasur një lidhje bande dhe se vajza e përdhunuar ishte pa ndjenja për shkak të konsumimit të alkoolit.

“Unë fjeta me të, bëra seks oral dhe u largova. Të tjerët thjesht qëndruan atje. Kamera nuk do të më ketë kapur duke fjetur me vajzën”, konfirmohet se flet Robinho me një nga miqtë e tij.

Ish-sulmuesi i Milanit, i vetëdijshëm se largimi në Brazil do t’i shpëtonte personat e përfshirë për shkak të mos lejimit të ekstradimit të qytetarëve brazilianë në vende të tjera, komenton:

“Kushdo që e preku vajzën është në Brazil. Shkoni pas atyre njerëzve që janë në Brazil, atyre që kanë fjetur me vajzën. Unë nuk u shtriva në shtrat me vajzën, kanë zero shanse të merren me mua. Nuk do të përfundojnë dot me asgjë”. Një mik i përgjigjet Robinhos: “Ndalo, sepse pashë që e vendose në gojën e saj”. “Nuk është asgjë”, – përgjigjet Robinho.

/Shqip.com