Teknologji

Zbulohen pamjet e serisë së Samsung S23

Në internet janë zbuluar imazhet se si do të duken telefonat inteligjentë të serisë Samsung S23.

Kompania ka paralajmëruar se ngjarja ku do të prezantohet ky model, do të jetë më 1 shkurt.

Sipas fotografive të publikuara, Samsung Galaxy S23 Ultra do të vijë me pesë lloje ngjyrash.

Galaxy S23+ vjen në të njëjtat katër opsione ngjyrash siç mund ta shihni më poshtë.

Një gjë për t’u theksuar është se Samsung-ut i pëlqen të ndryshojë ngjyrat e disponueshme sipas tregut.

/Shqip.com