Zbulohen dy emra të tjerë nga “Big Brother VIP”
Tashmë është bërë e ditur që “Big brother Vip” do të startojë në fillim të tetorit.
Gjatë këtyre ditëve po vazhdojnë që të zbulohen personazhet që do i shohim në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
“Iconstyle” ka zbuluar dy emra të rinj që do të jenë pjesë e reality show-t. Bëhet fjalë për doktorin/modelin Valer Kolnikaj si dhe për kantautorin Robert Aliaj.
Së fundmi janë konfirmuar si pjesë e “Big Brother” edhe Sheila Haxhiraj, Semi Jaupaj dhe Albërie Hadërgjonaj.
Ndërkohë përflitet dhe për Ema Andrean, Arjola Demirin, Andi Artanin, Romeo Veshajn, Arjola Demirin dhe Anxhela Peristerin.
Ndërkohë këtë vit, moderatorja Arbana Osmani bën me dije se çmimi i dhuruar do të jetë jo më pak e as më shumë se sa 100 mijë euro të plota.
Shtëpia ku ata do të banojnë do të jetë tejet luksoze me hapësirë mbi 1500 metra katrorë, ku banorët VIP do të qëndrojnë për mbi 100 ditë./SHQIP.com