Lajme

Zbulohet drafti i Edi Ramës për asociacionin e komunave serbe në Kosovë. Çfarë parashikon dokumenti

Zbardhen detajet e draftstatutit të kyeministrit Edi Rama për asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Kreu i qeverisë shqiptare njoftoi në qershor të këtij viti se kishte një dokument që synonte zgjidhjen e konfliktit Kosovë-Serbi.

Dokumenti iu dërgua presidenti francez Macron dhe kancelarit gjerman Scholz, ka 3 objektiva kryesore. Ai synon implementimin e Marrëveshjes Bazë të vitit 2013 si dhe atë të 2015-ës, krijimi një kornize për vetëmenaxhimin me autonomi thelbësore për komunitetin serb të Kosovës si dhe Mbrojtjen e dyfishtë.

Në propozimin e tij, Rama thekson se statuti i dërgohet për vlerësim Gjykatës Kushtetuese, ndërsa asociacioni nuk duhet të zëvendësojë, t’í mbivendoset ose të reduktojë të drejtat e asnjë prej komuniteteve me banim në këto komuna.

Lidhur me funksionimin e kësaj bashkësie komunash, Rama parashikon një strukturë organizative duke përfshirë Asamblenë, Presidentin dhe zv/presidentin, Bordin, grupin këshillues, administratën dhe zyrën e ankesave”.

Sa u përket marrëdhënieve me autoritetet qendrore, Rama sugjeron që kjo bashkësi të mos zëvendësojë apo minojë marrëdhëniet kushtetuese e ligjore mes autoriteteve qendrore dhe lokale në Kosovë.

Po ashtu, sipas tij, dy vitet e para pas nisjes nga puna, bashkësia do të monitorohet nga BE.

Struktura e re që sugjeron kryeministri Rama është që bashkësia mund të hartojë këshilla dhe ekspertizë teknike në hartimin e legjislacionit, siç bën Këshilli Konsultativ për Komunitetet”.

Në përfundim të draftit thuhet se ai ka marrë edhe mbështetjen e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe SHBA, ndërsa pavarësisht kundërshtive fillestare, edhe Kosova edhe Serbia e kanë cilësuar si një bazë të mirë për normalizimin e marrëdhënieve.

/Shqip.com