Teknologji Auto

Zbulohen detajet e modelit të ri të Mini

Mini tashmë ka zbuluar pothuajse gjithçka rreth gjeneratës së ardhshme të modelit Cooper, por debutimi i plotë, nuk do të vijë deri në fund të këtij viti.

Prodhuesi britanik ka ndarë më shumë detaje dhe foto të kabinës së kësaj veture, ku do të zbatohen truket e reja të teknologjisë, si në aspektin audio ashtu edhe në atë vizual.

Mini do vazhdoj të jetë pionier i ekranit rrethor OLED që ndodhet në mes të pultit dhe ka një diametër prej 9,44 inç (240 milimetra).

Ai thotë se ky është ekrani i parë në industri i kësaj madhësie që përmban teknologjinë OLED dhe më e rëndësishmja, se do të bëjë debutimin e tij në modelet e gjeneratës së ardhshme të Mini-t duke përdorur Mini Operating System 9.

Ky është versioni më i fundit i softuerit të info-argëtimit të BMW Group, i bazuar në një numër softuerësh të Projektit me Burim të Hapur Android (AOSP).

Ekrani i ri i rrumbullakët është gjithashtu shtëpia e sistemit të ri të navigimit që do t’i tregojë shoferit rrugën më të lehtë të gjetjes së karikimit.

Hartat tredimensionale dhe një pamje të Inteligjencës Artificiale, janë disa nga veçoritë e reja që merr sistemi i navigimit.

Ekrani siguron gjithashtu akses në të ashtuquajturat Mini Experience Modes – Core, Green dhe Go-Kart, secila prej të cilave ka dizajnin e vet specifik të ndërfaqes dhe efekte shtesë të dritës dhe zërit.

Sistemi i ri inteligjent i zërit i quajtur Spike, aktivizohet sapo të thoni “Hey Mini”. Ai siguron kontroll të shpejtë dhe të lehtë përmes komandave zanore të funksioneve të tilla si; navigimi, telefonia, radio dhe temperatura.

Lidhja opsionale 5G, siguron që ndërfaqja e re të mund të përditësohet shpejt përmes ajrit (cloud), të cilat duhet të ndodhin disa herë në vit.

E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, lidhja me shpejtësi të lartë, ofron qasje në Mini Connected Store ku mund të shkarkohen aplikacione të ndryshme, duke përfshirë lojërat AirConsole, aplikacionet e transmetimit të videove, Spotify dhe të tjera.

Mini i ri elektrik do të jetë i disponueshëm si Cooper E i nivelit fillestar me një motor elektrik 181 kuajfuqi të montuar përpara dhe një bateri 40.7 kilovat-orëshe për një distancë prej rrëeth 300 kilometrave.

Modeli tjetër, Cooper SE, ka një motor elektrik pak më të fuqishëm prej 215 kuaj fuqi dhe një paketë baterie më të madhe prej 54,2 kWh.

/Shqip.com