Zbulohen detaje për gjeneratën e tretë të Dacia Duster
Dacia po përgatitet të zbulojë Duster-in e gjeneratës së tretë, i cili sipas kompanisë, do të jetë një nga SUV-të më të përballueshëm.
Në vitin 2024, Dacia Duster i ri do të ndryshojë nga platforma e vjetër B0 në arkitekturën CMF-B të përdorur nga modelet crossover, Renault Captur dhe Nissan Juke.
Ky model do të vij me motorin e parë hibrid dhe synohet që tu bëjë konkurrencë modeleve elektrike si: Jeep Avenger, Mini Aceman dhe Ford Explorer.
Makina e ardhshme e gjeneratës së tretë do të ketë dizajn të rifreskuar dhe shumë më domethënës se modeli aktual i gjeneratës së dytë.
Ndryshimet e dukshme në këtë fazë vërehen tek grila e përparme që do të jetë me shirita dhe me fenerët LED.
Bazuar në disa fotografi të bëra publike, Dusteri i ri pritet ti ngjajë modelit Renault Austral, do të ketë mundësi të tërheqjes me katër rrotat.
/Shqip.com