Ekonomi Biznes

Zbulohen dallaveret e një pike të derivateve të naftës

Ilustrim
Ilustrim

Në bashkëpunim me Njësinë për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, Agjencia e Metrologjisë së Kosovës, në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në aksionin e zhvilluar të datës 11.05.2023, ka realizuar verifikimin e jashtëzakonshëm të shpërndarësve të karburantit, të instaluar në një nga pikat shitëse në rrugën Faruk Beqiri, në Vushtrri.

Pas verifikimit të katër dorezave të produkteve të naftës, është konstatuar se ka pasur shkelje si në vijim:

“Këputje të bllombës zyrtare, tek doreza (2A) të mjetit matës, i cili është vënë në funksion të keqpërdorimit, nga operatori ekonomik. Në tri dorezat e tjera të verifikuara të shpërndarësit të derivateve të naftës, ka shmangie të konsiderueshme të sasisë”, thuhet në njoftim.

MINT ka njoftuar se procedimi i mëtutjeshëm i rastit në fjalë, vazhdon përmes organeve kompetente.

/Shqip.com